
Java që vjen sjell një mot tipik dimri për Shqipërinë, me temperatura të ulëta dhe reshje të mundshme. Në zonat qendrore, ditët do të jenë kryesisht të freskëta me temperatura rreth 10 deri në 12 gradë celsius, ndërsa netët mund të zbresin deri në 3 apo 4 gradë. Në zonat bregdetare, si Durrës dhe Vlorë, ditët do të jenë pak më të buta, me temperatura që mund të arrijnë deri në 14 gradë, por nuk do të mungojnë reshjet e shiut që janë tipike për dhjetorin.
Në zonat malore, moti pritet të jetë më i ftohtë dhe nuk përjashtohet mundësia për reshje bore.
Në përgjithësi, java 8–14 dhjetor do të jetë e karakterizuar nga temperatura mesatare dimërore, reshje të mundshme dhe ditë me pak diell, duke e bërë të nevojshme veshjen e ngrohtë dhe përgatitjen për moti të ndryshueshëm./K.C/dritare.net