Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Pr.buxheti i 2026-ës, Vengu: Rritje pagash për ushtarakët e Forcave të Armatosura

Pr.buxheti i 2026-ës, Vengu: Rritje pagash për ushtarakët e

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar rritjen e pagave për ushtarakët e Forcave të Armatosura, që do të hyjë në fuqi me projektbuxhetin e vitit 2026.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Vengu theksoi se paga për kategoritë nga Ushtari IV deri te Gjeneral Lejtnanti do të rritet me deri në 5,875 lekë, duke përfshirë gjithashtu shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor.

Pr.buxheti i 2026-ës, Vengu: Rritje pagash për ushtarakët ePr.buxheti i 2026-ës, Vengu: Rritje pagash për ushtarakët e

Sipas tij, kjo rritje është pjesë e politikës së qëndrueshme të qeverisë për të garantuar kushte më të mira pune dhe jetese për personelin ushtarak, si dhe një vlerësim për përkushtimin e tyre në shërbim të vendit.

Pr.buxheti i 2026-ës, Vengu: Rritje pagash për ushtarakët ePr.buxheti i 2026-ës, Vengu: Rritje pagash për ushtarakët e

“Më shumë vlerësim për ata që shërbejnë me përkushtim. Rritja e pagave për ushtarakët është pjesë e vendimeve të Qeverisë Shqiptare për të garantuar kushte më të mira pune dhe jetese,” – shkroi ministri Vengu në Facebook.