Humbja e 5 Bashkive, Berisha: Me këtë qeveri s’bën dot zgjedhje!
Dritare.net

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në pesë bashki të vendit, duke falënderuar kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen e tyre në garë.
Berisha akuzoi qeverinë për manipulim të procesit, duke e cilësuar atë si një farsë elektorale.
"Falenderoj përzemërsisht kandidatët e pavarur për guximin e treguar dhe kjo faktoi se Shqipëria është në farsë elektorale, diktaturë totalitare dhe Shqipëria po njihet e tillë.
Qytetarët dhe të gjithë e panë, ishte vetëm farsë elektorale. Ne nuk ishim në zgjedhje, në ishim në mbështetje të tyre, dhe ky nuk ishte bojkot nga ana jonë, jo. Ne bëmë thirrje për qytetarët që të votonin dhe mbështetëm kandidatët e pavarur. Ishin disa veprime të studiuara mirë se kjo qeveri zgjedhje nuk bën dhe kjo e provoi.
Unë mendoj se farsa duhet luftuar, se në farsë nuk ka zgjedhje”, tha Berisha./dritare.net