Na ndiqni edhe në

Emisionet

Fillimet e një legjende! Si nisi pasioni i Aleksandros për motoçiklizmin

Fillimet e një legjende! Si nisi pasioni i Aleksandros për

Çdo kampion ka një histori fillimi, dhe ajo e Aleksandros nisi kur ishte vetëm 4-5 vjeç, i frymëzuar nga pasioni i të atit për motorët. Gara e parë në Itali ishte vetëm shkëndija që ndezi një zjarr të madh. Me transferimin e familjes në Amerikë, sfida u bë më e madhe. Nëna e tij rrëfen se si u desh të kërkonin dhe të gjenin komunitetin e duhur në një vend ku motoçiklizmi nuk ka popullaritetin e Evropës.

Hapi vendimtar ishte marrja e licencës me një motor Yamaha R3, i cili ishte aq i madh për të saqë iu deshën modifikime artizanale për të arritur pedalet. Megjithatë, talenti i tij ishte i pamohueshëm: që në vitin e parë, ai fitoi 28 nga 32 garat. Ky sukses kulmoi me fitoren në “The North America Talent Cup” në moshën 13-vjeçare, një arritje që e vendosi përfundimisht në hartën e talenteve botërore të motoçiklizmit dhe i hapi rrugën drejt titujve kampion në MotoAmerica.

Motoçiklizmi është një sport adrenaline, por edhe rreziku. Aleksandro pranon se ndërrimi i motorëve me cilindratë më të lartë kërkon një periudhë përshtatjeje, por pohon me bindje: “Nuk kam frikë kur jam në motor”. Megjithatë, incidentet janë të pashmangshme.

Ai tregon se këtë vit është rrëzuar katër herë, momente që për nënën e tij janë jashtëzakonisht të vështira. “Ti je në pistë duke ndjekur djalin tënd,” thotë ajo, duke shpjeguar praninë e saj të vazhdueshme në çdo garë. Për të dhe bashkëshortin, të qenit pranë Aleksandros nuk është vetëm një detyrim ligjor pasi ai është minoren, por një nevojë emocionale për ta mbështetur në një sport ku çdo sekondë mbart një rrezik potencial.

Kjo mbështetje e palëkundur familjare është themeli mbi të cilin Aleksandro ndërton guximin dhe përqendrimin e tij në pistë./dritare.net