Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sociologu për DritareTv: Ja cili është sekreti i një martese të lumtur!

Sociologu për DritareTv: Ja cili është sekreti i një

Sociologu i njohur Gëzim Tushi i ftuar në Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv ka folur pa doreza për realitetin e martesës sot, duke theksuar se sekreti i një martese të gjatë dhe të lumtur nuk qëndron në romanca idealiste, por në gatishmërinë për kompromis, tolerancë dhe mirëkuptim të përditshëm.

Tushi i kundërvihet ashpër hipokrizisë sociale që e paraqet martesën si një histori të përhershme lumturie dhe dashurie. “Lëri këto, lëri këto,” thotë ai me ironi ndaj atyre që thonë se janë të dashuruar nga mëngjesi në darkë.

Sipas tij, një nga shkaqet kryesore që çiftet ndahen sot nuk është mungesa e dashurisë apo grindjet, por paaftësia për të menaxhuar përplasjen mes dy individualiteteve që vijnë në çift me “bagazhin e beqarisë” së tyre. Secili kërkon të ruajë identitetin e vet të pacënueshëm, çka sjell përplasje, më pas konflikt dhe në fund divorc.

“Martesa kërkon vaj, kërkon lubrifikim,” thotë Tushi në mënyrë metaforike, duke theksuar se për të jetuar shumë vite me një njeri dhe për të qenë i kënaqur, duhet të dish si të zbusësh këndet e mprehta të bashkëjetesës. Dashuria, sipas tij, nuk mjafton duhet të ketë një marrëveshje që rinovohet çdo ditë./E.P-dritare.net