
Si po pasqyrohet në Kosovë, vizita e Klinton në Tiranë!
E Hënë 3 Korrik 2023, 16:04
Dritare.net
Vizita e Bill Klinton në Tiranë është e një rëndësie të veçantë, por pak vëmendje po merr në Kosovë. Kështu u shpreh historiani Selver Islamaj në Intervistën e Ditës në Dritare TV.
“Vizita e Klinton tregon se Shqipëria ka një rëndësi të veçantë gjeostrategjike për SHBA. Kjo vizitë është e një rëndësie të jashtëzakonshme edhe për faktin se vjen një ditë para festës së Pavarësisë së SHBA-ve.
Mediat në Kosovë nuk e kanë pasqyruar shumë vizitën e Klinton në Tiranë. Gjithë vëmendjen e ka marrë situata në veri të Kosova dhe komunikimet e kryeministrit Kurti. Edhe politika nuk ka pasur ndonjë reagim për këtë vizitë”, u shpreh Selver Islamaj në Dritare TV./L.F-dritare.net

















