Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqiptari i madh Rexhep Qosja, feston ditëlindjen!

Shqiptari i madh Rexhep Qosja, feston ditëlindjen!

Sot nderojmë një nga mendjet më të ndritura të kombit. Me fjalën, veprën dhe guximin, Profesor Qosja ka qenë dhe mbetet zëri i ndërgjegjes shqiptare.

Akademiku i njohur shqiptar, lindi në një nga tokat më të bukura shqiptare, Vuthaj.

Dr. Rexhep Qosja është autor i rreth dyzet librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike.

Me botimet, shkrimet, analizat dhe opinionet e tij brilante i ka dhënë shumë shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por kudo që janë. Pak njerëz si ai, i kanë mbetur kombit tonë.

Në qershor të 2014 gazetarja Rudina Xhunga realizoi një dokumentar kushtuar shqiptarit të madh shqiptar, profesor Rexhep Qosjes.

Jetë të gjatë, shëndet dhe qetësi, për njeriun që i dha Shqipërisë dhe Kosovës një zë të përbashkët./dritare.net