
Shpërdoroi detyrën/ Arrestohet ish-drejtori i Hidrokarbureve në AKBN
Dritare.net
Ish-drejtori i Hidrokarbureve pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Klodian Gradeci, është vënë në pranga nga policia. Ai ishte shpallur në kërkim për akuzën e shpërdorimit të detyrës. 45-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Akciza”, të finalizuar më datë 6 tetor të këtij viti.
"Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Akciza”, i finalizuar më datë 06.10.2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. G., 45 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës"- njofton policia./L.F-dritare.net
















