Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sherri me thika në Kamzë, arrestohen dy gjimnazistët!

Sherri me thika në Kamzë, arrestohen dy gjimnazistët!

Dy të mitur kanë rënë në prangat e policisë pasi një ditë më parë plagosën me thika tre bashkëmoshtarë pas një sherri pranë një parkingu në Kamzë, pranë shkollës “Ibrahim Rugova”.

Sipas burimeve sherri mes gjimnazistëve kishte nisur para dy ditësh me pretendimet 'Pse më sheh'.

Sipas njoftimit të policisë njëri prej të dëmtuarve është aktualisht në kujdesin e mjekëve, 16-vjeçari tjetër, jashtë rrezikut për jetën ndërsa i lënduari i 3-të, është larguar në banesë, me dëmtime të lehta.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për sqarimin e rrethanave të konfliktit të datës 02.10.2025, në bulevardin “Nënë Tereza”, në të cilin u përfshinë 5 shtetas të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në praninë e prindërve, psikologut dhe mbrojtësve ligjorë, kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të dy 16-vjeçarëve.

Të miturit e arrestuar dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe me grushte, 3 të miturit me të cilët janë konfliktuar për motive të dobëta.

Njëri prej të dëmtuarve është aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa 16-vjeçari tjetër, jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari i 3-të, është larguar në banesë, me dëmtime të lehta.

Punohet për gjetjen e mjetit prerës të përdorur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme