
Deputetja më e re e Parlamentit shqiptar, Sara Mila, fituese e zgjedhjeve të 11 majit 2025, nuk fsheh ambiciet e saj të mëdha për të ardhmen politike të vendit. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Dekalog” të DritareTV, ajo deklaroi se synon të bëhet kryeministre dhe të sjellë ndryshime rrënjësore në Shqipëri.
“Unë nuk kam ardhur thjesht për të qenë një deputete më shumë në parlament. Do të jem kryeministre një ditë, sepse Shqipëria meriton një udhëheqje të re, energjike dhe të pastër,” – tha ajo me vendosmëri.
Sara Mila vlerësohet si një nga zërat më të fortë të brezit të ri në politikën shqiptare, dhe fitorja e saj e thellë në zgjedhjet e 11 majit tregoi përkrahjen e madhe që ajo ka tek të rinjtë dhe pjesa e shoqërisë që kërkon ndryshim.
“Ky është një premtim, por edhe një përgjegjësi e madhe. Kam besim se me punë dhe transparencë, do të ndërtojmë një Shqipëri ku shpresa dhe mundësitë janë për të gjithë,” – shtoi ajo.
Në fjalën e saj, Sara Mila theksoi se ndryshimi nuk mund të vijë nga politikanët tradicionalë, por nga njerëz të rinj me vizion dhe guxim për të sfiduar status quonë.
“Në politikë, duhet më shumë njerëz që nuk kanë frikë të thonë të vërtetën dhe të luftojnë për interesat e popullit. Unë jam gati për atë sfidë,” – tha ajo./L.F-dritare.net

















