Refuzoi fletëthirrjet e SPAK! Berisha: S’më kanë thirrur, kanë frikë nga dëshmitë e mia!
Dritare.net

Kreu i PD-së, Sali Berisha, para godinës së SPAK ku u paraqit për masën detyrim paraqitje për aferën Partizani, pretendoi sërish se nuk është thirur asnjëherë në Prokurorinë e Posaçme pasi kanë frikë nga dëshmia e tij. Ndërsa SPAK-ut ia ka refuzuar dy herë thirrjen, ai vijoi sërish duke thënë se do të shkojë nëse do të thirret.
“Si i besonit Troplinit, pse ju i besoni. Zoti Peleshi nuk ka sjellë asgjë. Ai le të provojë se e ka sjellë, nëse e ka sjellë nuk e mohoj. Njëherë më thoni gr parlamentar, njëherë Peleshi. Po të vësh dorën në zjarr për peleshin të digjet dora dhe trupi. Unë për çdo thirrje në cdo gjykatë e prokurori të Tiranës e kudo unë paraqitem. Është lig ji pandryshuar i jetës time, jam paraqitur dhe paraqitem. Nuk mund të ketë asnjë ekuivok, madje për temën plotësisht ndonëse është temë dhe dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e mi, e egër publikë të Berishës, e dini vetë ju siç ka qenë Ina Rama. Për këtë temë, e cila është hetuar, nëse do isha thirrur 10 herë do kisha shkuar. Nuk jam thirrur sepse kanë patur frikë nga dëshmitë e mia. “, tha Berisha.
I pyetur nëse ka ndonjë përgjegjësi për të dhënë shpjegime për atë që ka ndodhur pasi ishte kryeministër në atë kohë, ai tha:
“Tani siç më dëgjove, kjo çështje është hetuar dhe janë dhënë një seri dënimesh. Për këtë cështje Berisha ka bërë deklaratë në darkën e asaj nate. Nuk është thirrur asnjëherë, as njëherë të vetme. Kanë biseduar me mua të huaj dhe nuk ka thirrur prokuroria e shtetit asnjëherë sepse kanë patur frikë nga dëshmitë e mia, sepse ajo ishte demonstrata më e dhunshme…se PS kishte agjendë dhune. Cilido që e hap në sekuencat më minimale sheh aty mijëra gurë duke vërshuar drejt mbrojtësve të ndërtesës, plumba në dritaret e ndërtesës, xhama të thyer e gurë, automjete që dua të thyejnë derën. Kjo ishte protesta më e dhunshme në vend dhe ka përcaktim ndërkombëtar që PS kishte axhendë dhune. Në rast se do të isha thirrur, absolutisht do të kisha shkuar. Unë jam unë, por janë ata që s’më kanë thirrur.”, tha Berisha.