Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Shqipëria zgjodhi yjet, jo humnerën!

Rama: Shqipëria zgjodhi yjet, jo humnerën!

Kryeministri Edi Rama po mban sot fjalimin e fitores në sheshin “Skënderbej”, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit 2025, ku PS siguroi 83 mandate dhe një diferencë prej mbi 270 mijë votash ndaj opozitës.

Në fjalimin e tij, Rama e cilësoi këtë fitore si historike, jo vetëm për përmasat e saj, por edhe për momentin politik që përfaqëson. Ai u shpreh:

“Shqipëria zgjodhi yjet. Mes ngjitjes në majë dhe rënies në humnerë, ne zgjodhëm ngjitjen. Faleminderit Shqipëri! Në kujtesën time kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështira për t’u bërë, më e thjeshta për t’u thënë. Ndjesë sepse është e pamundur ta them me gojë gjithçka që ndjej dhe mendoj prej orësh të gjata përballë një arritjeje të tillë që është historike.”
Rama falënderoi të gjithë votuesit, përfshirë edhe ata që nuk janë tradicionalisht mbështetës të PS-së, si dhe shqiptarët e diasporës që morën pjesë në votim, duke e quajtur këtë një ushtrim historik dhe fantastik për nga pjesëmarrja.

Në përfundim, ai theksoi se ky mandat i katërt do të jetë ai i integrimit evropian, duke e konsideruar si një përgjegjësi të madhe dhe një mundësi për të çuar Shqipërinë drejt BE-së./K.C/dritare.net