
Rama: Shkarkoni të gjithë kryetarët e njësive administrative!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte në Durrës kryetarët e bashkive të gjithë vendit.
Rama kërkon që të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative në të gjithë vendin.
“Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithnjë duhet të shkarkohen. T’iu ri jepet mundësia, por duke iu dhënë mundësi e të tjerëve që mund të jenë më të zotë se ata. Vota që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër, e kanë rritur diferencën mes sa jemi në anëtarët partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye. Tu japim mundësi të re njerëzve që të kontribuojnë për këtë vend, drejtorë dhe kryetarë njësish nuk i fus të gjithë me një thes, se me siguri ka siç është kryetari i njësisë së Novoselës, që mund të ketë 30 vite, por është ditën dhe natën në krye të detyrës. Të tjerët, mjafton të shohësh si lulëzojnë barërat e këqijave për ta kuptuar që nuk janë në funksion, kryetari i njësisë që ka varrezat e elbasanasit, duhet shkarkuar pa kthim”, tha Rama./E.P-dritare.net

















