
Rama në Romë për Konferencën Ndërkombëtare të Rimëkëmbjes së Ukrainës
Dritare.net
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Romë, ku po merr pjesë në “Ukraine Recovery Conference 2025”, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti në mbështetje të Ukrainës.
Konferenca, e cila synon të koordinojë ndihmën konkrete dhe investimet strategjike për rindërtimin e Ukrainës pas pasojave shkatërruese të luftës, ka mbledhur së bashku liderë botërorë, përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, vendeve të G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe përfaqësues të sektorit privat.
Kryeministri Rama është pritur në Romë nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, ndërsa pritet të mbajë takime dhe të zhvillojë bisedime me përfaqësues të tjerë të lartë të pranishëm në këtë forum ndërkombëtar./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















