Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Parkimi i dyfishtë, vepër penale! Burg deri në 3 vjet

Parkimi i dyfishtë, vepër penale! Burg deri në 3 vjet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shpallur një qasje të re të prerë kundër shkeljeve që cenojnë hapësirat publike dhe sigurinë rrugore. Në një deklaratë për mediat, Proda theksoi se zaptimi i hapësirave publike dhe parkimi i dyfishtë nuk do të tolerohen më, duke e konsideruar këtë të fundit si vepër penale që parashikon deri në 3 vite burg, sipas nenit 293 të Kodit Penal.

"Parkimi i dyfishtë nuk është më një shkelje e lehtë, por pengesë e rrezikshme për sigurinë e qytetarëve. Rruga është për qarkullim, jo për parkim në mes të saj,” – deklaroi Proda.

Parkimi i dyfishtë, vepër penale! Burg deri në 3 vjet

Ai theksoi se çdo strukturë policore ka detyrim të përditshëm për të liruar hapësirat publike dhe për të parandaluar zaptimet arbitrare. Në fokus të veçantë është vendosur zona e Thethit, ku ndërtimet pa leje dhe mungesa e ndërhyrjes institucionale kanë krijuar precedentë shqetësues.

“Kontrolli do të jetë i përditshëm. Çdo neglizhencë do të sjellë përgjegjësi direkte,” – paralajmëroi kreu i Policisë së Shtetit.
Proda ftoi qytetarët dhe bashkitë të raportojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje, duke theksuar se policia nuk do të tolerojë më asnjë formë indiference nga strukturat e inspektimit të territorit./K.C/dritare.net