Na ndiqni edhe në

Shëndet

Qumështi ekzotik që forcon imunitetin, qetëson astmën dhe ul inflamacionin

Qumështi ekzotik që forcon imunitetin, qetëson astmën dhe ul

Një studim i ri tregon se qumështi i devesë, një ushqim i pazakontë, mund të ndihmojë në luftën kundër astmës dhe inflamacionit në mushkëri.

Astma është një sëmundje kronike që shkakton inflamacion dhe ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes. Frekuenca e saj është rritur vitet e fundit, kryesisht për shkak të stilit të jetesës dhe dietës moderne.

Sipas një studimi të kryer në Kazakistan, te minjtë e ekspozuar ndaj alergjenëve, konsumimi i rregullt i qumështit të devesë uli ndjeshëm inflamacionin dhe ndjeshmërinë e rrugëve të frymëmarrjes. Studimi tregoi se:

-Minjtë që pinin qumësht deveje kishin mushkëri më “të qeta” dhe më pak reagim të tepruar ndaj alergjenëve.
-U vunë re më pak qeliza inflamatore dhe substanca që nxisin inflamacionin (si IL-4, IL-5 dhe IL-13).
-U ulën gjithashtu qelizat e sistemit imunitar që lidhen me reaksionet alergjike (Th2, Th17 dhe CCL17).
Sipas studiuesve, qumështi i devesë frenon reagimin e tepruar të sistemit imunitar ndaj alergjenëve dhe mund të ndihmojë në qetësimin e simptomave të astmës. Mendohet se kjo vjen falë përbërjes së tij me proteina dhe antitrupa që mbështesin imunitetin.

Meqenëse studimi është bërë vetëm te minjtë, duhen kërkime të mëtejshme te njerëzit për të vërtetuar efektet dhe për të përcaktuar saktësisht cilat përbërës sjellin këto përfitime./K.C/dritare.net