Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Librazhd: Erdha gjithë frikë, mos na ha Alizoti!

Rama në Librazhd: Erdha gjithë frikë, mos na ha Alizoti!

Në takimin elektoral që po zhvillon në Librazhd, kryeministri Edi Rama ironizoi Tomor Alizotin drejtuesin politik të PD në qarkun e Elbasanit, i cili pak ditë më parë kërcënoi kundërshtarët politikë se do t’i hanë të gjallë, në zgjedhjet e 11 majit.

"Kam ardhur me shumë frikë dhe gati gati isha duke u kthyer mbrapsht se ka dalë njoni këtej se do të na hajë të gjallë. Mirëpo nuk e shoh gjëkundi. Sot kemi edhe një takim të madh përmbyllës në Elbasan dhe ju falënderoj se jeni kaq shumë këtu se duke iu parë kaq shumë edhe mua më del pak frika se ai kur thotë do hamë, ai ha me gjithë mend.", u shpreh Rama./L.F-dritare.net