Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Linda, e vetmja opozitë që nuk e mund dot!

Rama: Linda, e vetmja opozitë që nuk e mund dot!

Në fjalimin e fitores të mbajtur sot në sheshin Skënderbej, Kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohje të veçantë për fëmijët e tij, Gregun dhe Rean. Ai theksoi se është shumë krenar për ta, duke vlerësuar mënyrën e tyre të jetesës larg vëmendjes publike dhe zyrave të shtetit. Falënderimin më të veçantë, Rama e kishte për Lindën, për të cilën thotë se është e vetmja opozitë që nuk e mund dot.

“Sot jam shumë krenar për Rea-n dhe për Gregun, që nuk na shkaktojnë dhimbje koke, që jetojnë jetën jashtë dritave të skenës, larg zyrave të shtetit, duke duruar sidomos Rea, agresione verbale shpifjesh. Inshallah në gjurmët e punës sime nesër. Falënderimin e veçantë e kam për të vetmen opozitë që nuk e mund dot, por shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit, Linda Ramën, mamanë e Zaos, nënën e Reas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është shtylla që i mban të katërt këndet e këtij tavani, shumë faleminderit grua. Besoj se unë flas edhe në emrin tënd, duke falënderuar Zahon, i cili na rri ngjitur si bateri me energji diellore”, tha Rama./K.C/dritare.net