
Rama: Check-up, më i baltosuri nga politika, por më i lëvduari nga populli!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama në shpalosjen e programit Shqipëria 2030, i kushtoi një kohë të gjatë shëndetësisë. Kreu i qeverisë tha se gjatë tre mandateve i gjithë sistemi shëndetësor është transformuar, si në shërbime ashtu edhe në ndërtime.
Kryeministri në mënyrë të veçantë u ndal te Check-up, për të cilin tha se ka qenë një ndër programet më të baltosura nga politika, por edhe më i lëvduari nga populli.
“Programi i Check-up, aq sa ka qenë i mallkuar dhe i baltosur nga të mallkuarit që jetojnë në llumin e baltës së kënetës, aq ka qenë dhe i dëshiruar dhe i lëvduar nga gjithë ai popull që ka përfituar dhe kërkesës për të vazhduar ta ofrojmë duke rritur edhe kufirin e moshës për përfituesit, që na vjen shumë nga pensionistët, ne në mandatin e katërt do t’i përgjigjemi pozitivisht”, u shpreh kryeministri Rama./L.F-dritare.net

















