
Horoskopi i Bricjapit për muajin prill 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Ky do jetë muaj vërtet i bukur dhe i mbushur me emocion. Do i merrni gjërat si t'iu vijnë dhe do shfrytëzoni çdo sekondë në maksimum. Ju të dashuruarit do kaloni më tepër kohë me partnerin dhe do diskutoni për gjërat e së shkuarës dhe së ardhmes. Frymëzimi për të bërë edhe surpriza nuk do mungojë nga të dyja palët. Ju beqarët do e keni paksa të vështirë ta bëni për vete personin që do pëlqejnë, por nuk duhet të dorëzohen lehtë. Shëndet do kalojë edhe periudha delikate, kur mund të keni shqetësime. Mundohuni të mos neglizhoni asgjë, por as ta teproni me medikamentet. Financat do vijnë duke u përmirësuar javë pas jave, megjithatë mirë është të mos luani me lojëra fati pasi do digjeni keq. Në punë ambienti do jetë përgjithësisht i qetë. Ju mund të vazhdoni projektin e nisur, por mundet edhe të eksperimentoni me diçka të re. /dritare.net

















