
Horoskopi i Peshores për muajin prill 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Ky muaj nuk ka për të qenë tërësisht i qetë për ju. Do keni edhe periudha të tensionuara kur do mërziteni dhe do vuani, por duhet të gjeni kurajën për të përballuar gjithçka. Ju të dashuruarit do keni javë të begata, por edhe problematike. Pas datës 9 do fillojnë mosmarrëveshjet sidomos nga kokëfortësia e të dyve. Ju beqarët duhet të flisni me miqtë ose familjarët para se të bëjnë çdo zgjedhje pasi mund të lëndoheni. Gjendja shëndetësore do ketë shpesh probleme. Stresi mund të sjelle edhe luhatje tensioni, dhimbje koke dhe gjendje të trazuar fizike e morale. Financat për fatin e mirë do jenë të qëndrueshme. Kryeni shpenzimet e domosdoshme dhe lërini për më vone investimet për gjëra qejfi. Në punë do ju dalin shpesh sfida të vështira. Thuajini ato që mendoni dhe në rastet më të vështira kërkoni ndihmë. /dritare.net

















