Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rrëfimi i vajzës së Safet Zhulalit!

Rrëfimi i vajzës së Safet Zhulalit!

Ilda Zhulali, kandidate për deputete e PD në Tiranë është vajza e ish-ministrit të Mbrojtjes, Safet Zhulali.
E ftuar në Dekalog nga gazetari Roland Qafoku në DritareTv ka rrëfyer kujtimet e saj të fëmijërisë dhe eksperiencat e babait të saj në politikë.
Zhulali shprehet se babai i saj ka qenë ndër nismëtarët e parë të themelimit të PD-së në Peshkopi, në një realitet shumë të vështirë.
Ajo përmendi një ngjarje ku një turmë që u mblodhën filluan të gjuanin me gurë duke përdorur fotot e Enver Hoxhës dhe duke shpërthyer me fyerje ndaj babait të saj.


“Babi im ishte ndër nismëtarët që themeluan PD në Peshkopi, një realitet shumë i vështirë. Mbaj mend shumë mirë antimitingun që u bë poshtë shtëpisë time. Një turmë e madhe u mblodh, kam qenë në klasën e 7 dhe e mbaj mend shumë mirë. Ky miting u mbajt pas tentativës së parë për organizimin e mitingut të PD në Peshkopi, ku Sali Berisha do të vinte si kryetar nga Tirana. Mitingu u shty për shkak të disa skenarëve të tmerrshëm që u krijuan. Njerëzit ishin mbledhur, ishin gati në sheshin pranë shkollës, por kur morën vesh se mitingu u anulua, ata iu drejtuan poshtë shtëpisë tonë. Ata që u angazhuan me Partinë Demokratike iu vunë epitete të ndryshme, ndaj ata gjuanin me gurë she thërrisnin 'huliganë', 'rrugaçë', etj.”- tha Ilda Zhulali/E.P-dritare.net