
Rama: Piramidat e Sudes dhe Xhaferrit do të ishin përsëritur, nëse shqiptarët s’do na kishin votuar
E Martë 29 Prill 2025, 19:07
Dritare.net
Gjatë një takimi me vajzat dhe gratë në Roskovec, kryesocialisti Edi Rama u shpreh se po të mos ishte votuar Partia Socialiste, vendi do të kishte rrezikuar të përballej sërish me kriza si ato të skemave piramidale të viteve ’90.
"Ne trashëguam më shumë se 700 milionë euro borxh dhe sot nuk kemi asnjë borxh ndaj asnjë kompanie dhe e kemi ulur borxhin. 25 për qind kredi të këqija është drita e kuqe e alarmit. Piramidat e Sudes dhe të Xhaferrit do të ishin përsëritur sërish sot nëse shqiptarët nuk do të kishin vendosur që të na jepnin ne besimin. Luli thoshte 7×7 42, tani doli dhe bufi 7×7 6 milionë.", tha ai./K.C/dritare.net

















