Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ana më e errët e kontratës 6 milionëshe të PD-së

Ana më e errët e kontratës 6 milionëshe të PD-së

Ka një gjë që i ka shpëtuar opinionit pubik me apo pa dashje në lidhje me kontratën 6 milionëshe për lobim dhe ndihmë know how në fushatën e 11 majit.

Ajo, përveçse është një kontratë që nuk ka lidhje me Partinë Demkratike dhe imazhin e saj, është një fushatë për Sali Berishën dhe familjen e tij të ngushtë. Është një fushatë që dukshëm synon që të rregullojë imazhin e Sali Berishës në SHBA që është përtokë, por dhe të grupit familjar, që janë sanksionuar.
Në thelb është një kontratë jo e pazakontë, pasi ato i përdorin tërë vendet që kanë probleme me SHBA dhe politikën e saj, për të krijuar një mjedis më të qetë, nëpërmjet një procesi të plotë diskutimesh apo edhe lobimesh e komunikimesh. Kjo quhet real politikë dhe ndodh jo sot, por prej kohësh.

Megjithatë, ka një gjë thelbësore në këtë mes, pasi kjo ndodh nëpërmjet vendeve apo politikanëve që SHBA-në e kanë një vend armik. Që ta bëjmë më të thjeshtë situatën: Pavarësisht se shumë axhami theksojnë se talebanët e morën Afganistanit me anë të forcës dhe imponimit politik, e gjitha kjo është një e pavërtetë.

Afganistani, por edhe mjaf vende të Kaukazit, që konsiderohen so pjesë strategjikë e rrugëve energjitike, janë negocuar gjatë e gjerë mes fuqive të mëdha prej vitesh e vitesh. Afganistani, ju dha praktikisht Kinës, e cila zgjodhi si aleatë politikë talebanët. Por kjo erdhi me negociata të gjata e mjaft të komplikuara. Para se të zhvilloheshin negociatat, janë zhvillua procese lobimi e komunikimi.

Në thelb ky është një proces antagonistësh e jo aleatësh. Pasi një politikan normal i një vendi të NATO komunikon me ambasadorin e SHBA në Tiranë, i cili dërgon letrat në Washington e qendra analizon situatën.

Sali Berisha është politikani i dytë në Ballkan pas Milorad Dodik që nuk komunikon me ambasadorët e SHBA. Edhe Vuçiq, i cili nuk është një aleat i SHBA por partner i saj, e që ka një marrdhënie të ngushtë me Moskën, ka një komunikim normal me ambasadorin e SHBA në Beograd.

Edhe pse lobon shumë para në Washington për të luftuar imazhin që ka për Serbinë në SHBA. Dhe në një farë mënyre nuk i ka dalë keq. Megjithatë, shifra e Vuçiç me shifrën e Berishës janë shumë të barabarta. 6 milionë dollar për të lobuar për një imash apo kozmetikë personale është fiks një veprim prej diktatori, një skandal i vërtetë.

Kush e mbron këtë logjikë, deri tani nuk ka argument, por vetëm thotë se ata që e kanë kundërshtuar këtë janë zëdhënës të ndyrë të Edi Ramës. E thënë nga tipa si ata, kjo lloj sharjejeje, është thjeshte një lavdrim.

Pasi nuk ka asnjë nevojë që e gjithë kjo shumë, e cila duket që nuk ka lidhje nga paratë e emigrantëve për lobim. Ajo të shpenzohet thjeshte për një investim që shqiptarët e diasporës, demokratët me një fjalë, të vijnë këtu e të votojnë opozitën.

Edhe pse është një blerje vote, prapë më e mirë është që të shkojnë për rrush e kumbulla për të bërë të bukur doktorin e familjen e tij…/tema.net