
E ftuar në emisionin Dekalog nga gazetari Roland Qafoku në Dritare TV, Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për marrëdhëniet aktuale me Ilir Metën, pas ndarjes.
Deklarata e saj erdhi në një kohë kur Meta është kandidat në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Kryemadhi vijon të jetë aktive në terren për të mbështetur fushatën e tij dhe të koalicionit “Shqipëria Madhështore”.
Monika Kryemadhi tha se historia e saj emocionale me Ilir Metën ka mbaruar, por do vazhdoj ta mbështes.
“Unë dhe Ilir Meta nuk kemi pasuri për të ndarë, nuk jemi të pasur pasuria jonë më e madh janë fëmijët tonë. Dy gjëra konsideronim më të fortat ne të dy emri dhe familja.
Nuk ka mes meje dhe Metës divorc për “show” e as për shtirje. Unë e kisha të vështirë deri sa e ndava mendjen pastaj isha shumë e qartë, ai që e nisi divorcin ai le ta komandojë për mua çdo gjë ka marrë fund.
Nuk ka më kthim pas për mua dhe Ilir Metën, unë tani do të eci vetëm përpara. Sigurisht që kafe do të pi me Metën sepse ne do të martojmë fëmijët e shumë gjëra të tjera. Marrëdhëniet e mia me Ilir Metën janë ndërprerë. Ata që nisën këtë divorc nuk i kanë bërë llogaritë mirë, por do e shikojnë pas 11 majit. Mua Ilir Meta më la për Kushtetutën, tani ai të martohet me Kushtetutën dhe me ata që dëgjoi. Pasuria më e madhe e tij është vota. Historia ime emocionale me Ilir Metën ka mbaruar. Nuk kam asgjë për të ndarë me të. Ilir Metës t'i rrojë partia.“- u shpreh Kryemadhi/E.P-dritare.net

















