Na ndiqni edhe në

Emisionet

Kryemadhi: Meta do dalë deputeti më i votuar më 11 maj!

Kryemadhi: Meta do dalë deputeti më i votuar më 11 maj!

Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV tha se tani po bën fushatë për t’i siguruar sa më shumë vota Ilir Metës, ish-bashkëshortit të saj dhe babait të fëmijëve. Sipas Kryemadhit, më 11 maj Meta do të dalë deputeti më i votuar në të gjitha partitë.


“Në këto zgjedhje unë po kërkoj votën për opozitën, për koalicioni Shqipëria Madhështore. Po e kërkoj votën për ish-bashkëshortin tim, babanë e fëmijëve të mi. Unë e kërkoj te kushdo votën për Metën, te miqtë, te familjarët. Edhe kur takoj njerëz në rrugë që më përshëndesin dhe më thonë që më ndjekin, u them: “Nëse më ndjek dhe të pëlqej a do të në ndihmosh të më japësh votën për babanë e fëmijëve të mi?” Ne jemi më të drejtpërdrejtë. Në përgjithësi kam shkuar te të gjithë ish-themeluesit e vjetër të LSI-së, te miqtë socialistë, për të kërkuar votën. Unë e kërkoj votën për Metën edhe pse nuk kam komunikim më me të. Ilir Meta do të bëhet deputet më 11 maj dhe do të dalë deputeti më i votuar në Shqipëri për të gjitha partitë politike. Ilir Meta i kalon 25 mijë vota në Tiranë. Por për mua kjo nuk është mjaftueshëm. Meta duhet të kalojë 30 mijë vota.”, tha Kryemadhi në DritareTV./K.C/dritare.net