Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Erion Braçe: Nuk ka më garë elektorale! Ju tregoj luftën time në PS!

Erion Braçe: Nuk ka më garë elektorale! Ju tregoj luftën

Kandidati i PS-së, në qarkun e Tiranës, Erion Braçe ishte i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv ku u shpreh se nuk ishte i kënaqur me emrat në listat e partive pasi sipas tij me ata që duan të zgjidhen deputetë, nuk mund të krijohet një Parlament i denjë.
Më tej Braçe shton se nuk ka më garë elektorale, garë e drejtë dhe e ndershme ishte ajo e vitit 1996.



“Nuk ka më garë elektorale. Kur më tregon këto lista nuk nënkuptoj garë. Gara duhet të jetë e drejtë, e ndershme dhe e barabartë, unë nuk e shikoj këtë në qarkun e Tiranës. Kjo listë dhe këta emra që shikoni nuk do të sjellin Parlament të denjë. Sidomos me këto listat e mbyllura e them me plot gojë që këto nuk janë zgjedhje, zgjedhje ishin ato të vitit 1996. Jam bërë shumë pishman që e kam votuar por kështu është kur shkon pas asaj idesë që gjithmonë duhet të bindesh dhe të mos bësh atë personin që duhet të përballesh. I përmend zgjedhjet e vitit 1996 sepse atëherë kam hyrë në politikë me garë, atëherë garoja. Nëse unë kthehem në Parlament do të loboj për tjetër sistem zgjedhor. Një reformë për t'i dhënë rëndësi deputetit sepse shumica e këtyre emrave nuk e dinë se çfarë është të jesh deputet. Deputet do të thotë punë dhe këta nuk e dinë. Ka emra plot në PD dhe në PS që nuk e dinë këtë gjë.”- u shpreh Braçe/ E.P-dritare.net