
Kontrata 6 mln dollarëshe e PD, Rama: LaCivita vuri një kapele në kokë qe të duket si Trump!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin përmes rubrikës “Sy m’sy”. Rama po iu përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga ndjekësit në rrjete sociale.
Rama e nisi fjalën me kontratën 6 mln dollarëshe të PD me kompaninë lobuese në SHBA.
“Kontratë patriotike dhe kanë grumbulluar 6 mln dollarë për të pastruar damkën e bufit të kënetës, të SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Pse duheshin 6 mln dollarë nëse kjo damkë ishte e një komploti të Soros me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e SHBA? Pse duhej kjo kontratë dhe këto 6 mln dollarë për të vënë në vend një padrejtësi kaq të madhe që u tha se sapo të vinte në pushtet presidenti Trump? Pse duhej kjo kontratë, e cila është ku e ku më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copash për të justifikuar 500 mijë dollarë fantazëm. Edhe ai kështu tha, disa patriotë për ato paratë të lidhura me Rusinë. Po 500 mijë kurse këta janë 6 mln dollarë, ku pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për t’i vënë kapelën e bufit në kokë. Një kapele në kokë qe të duket si Trump por versioni më qesharak i mundshëm. Latifi ka marrë pjesën e tij në ato 6 mln dollarë, që kanë dalë nga barku i kënetës dhe që synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte tanimë një gjë e realizuar.”, u shpreh Rama.
Më tej Kryeministri Edi Rama në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale, foli edhe për çështjen e arbitrazhit me biznesmenin Francesko Becceti. Rama thotë se deri më tani ai nuk ka marrë asnjë kokërr leku nga qeveria shqiptare, duke theksuar se ai është në siklet të madh pasi po përballet me procese gjyqësore e penale. Rama tha se Becceti zgjodhi kundërshtarin e gabuar dhe nuk mori asnjë kokërr leku.
“Nuk ka marrë asnjë lekë, zero. Është në siklet të madh, në procese gjyqësore, penale. Është në siklete të mëdha, ka zgjedhur kundërshtarin më të gabuar, ai që ishte mësuar të bënte hajgare me shtetet dhe paratë e bankave, kompanive. Vajti zgjodhi kundërshtarin më të gabuar dhe nuk ka marrë asnjë kokërr leku, zero. Prit se s’keni parë asgjë akoma, as ti, as ai”, tha Rama./E.P-dritare.net

















