
Raporti i Gjestit me Xheneta Fetahun vazhdon të komentohet shumë e të bëjë bujë të madhe.
Ka qenë vet fituesi i BBVA 4 që ka deklaruar se nuk do ta shohë më dhe se nuk do të ketë ndonjë kontakt me të.
E ish-çifti duket se është takuar në ambientet e Top Channel, ku edhe punon modelja.
Në “E diell”, ajo sqaroi se ishte diçka e rastësishme dhe nuk komunikuan me njëri-tjetrin.
Thjesht shkëmbyen shikime, marrë parasysh që këngëtari pejan ishte me roje sigurie.
Megjithatë, ajo theksoi se nuk do që të ketë përballje me të dhe se do vazhdojnë me punët e tyre.
Gjesti nga ana tjetër po shijon lidhjen e tij të dashurisë me Egli Takon./E.P-dritare.net

















