Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama ndan pamjet: Fëmijët e Vlorës kontribuojnë për Shtëpinë e Evropës!

Rama ndan pamjet: Fëmijët e Vlorës kontribuojnë për

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me disa momente teksa fëmijët realizojnë punimet e tyre, për ndërtimin e “Shtëpisë së Evropës” në Tiranë, e cila do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj, do të kontribuojnë edhe fëmijët nga Vlora.

I pranishëm është edhe kreu i qeverisë, i cili shprehet: “Shumë faleminderit. Keni bërë një punë fantastike dhe meritoni një duartrokitje të mëdha për këtë punë të bukur që keni bërë.”

Krahas videos, Rama ka shkruar:

“Mirëmëngjes dhe me kontributet e fëmijëve në Vlorë për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë, ku më 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian, ju uroj një ditë të mbarë".

Samiti i Komunitetit Politik Evropian është një ngjarje historike që pritet të mbledhë në Tiranë liderët e vendeve evropiane./E.P-dritare.net