
Ramën e shpërqendrojnë të rinjtë gjatë takimit: O Halit, ti i ke sjellë këta?
E Hënë 28 Prill 2025, 19:07
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama takoi sot votuesit e qarkut të Tiranës në disa njësi. Kur ai po u fliste atyre për përfitimet nga pasaporta evropiane, disa të rinj i tërhoqën vëmendjen. Me nota humori Rama tha se ata janë demokratë dhe për këtë ‘fajësoi’ kandidatin për deputet, ish demokratin Halit Valteri.
“Boll o boll, e kuptova që je demokrat ne po të mbajmë po të edukojmë avash avash do mësosh edhe ti, por përqendrohu në mësim. Këtë keni ju problem, ju nuk mësoni”-iu drejtua Rama të rinjve.
“O Halit ti i ke sjellë këta. Duan kohë edhe këta, mëzor të edukuam ty jo mo këta“-iu drejtua Rama kandidatit për deputet Halit Valteri./K.C/dritare.net

















