Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vodafone Business, partner kryesor i Panairit “Ditët e Bujqësisë”

Vodafone Business, partner kryesor i Panairit “Ditët e

Në datat 22 – 25 prill, u zhvillua në Lushnje për të katërtin vit radhazi, Panairi “Ditët e Bujqësisë”, ku edhe këtë herë Vodafone Albania, nëpërmjet Vodafone Business, ka qenë partner kryesor. Ky panair, i cili bën bashkë institucionet e qeverisë, kompani të mëdha vendase e të huaja dhe aktorët kryesorë të sektorit të bujqësisë u fokusua edhe këtë vit kryesisht tek eksportet e prodhimeve bujqësore shqiptare, bujqësia e qëndrueshme, rritja e standardeve të agrobizneseve e sektorëve të tjerë të përfshirë, si dhe tek aplikimi i teknologjisë dhe digjitalizimit në sektorin e bujqësisë.

Vodafone Business, partner kryesor i Panairit “Ditët e

Në ceremoninë zyrtare morën pjesë Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Belinda Balluku, Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefaj dhe përfaqësues të kompanive më të mëdha në vend. E pranishme në këtë event të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare ishte edhe Jonida Lakuriqi, Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore, Politikave Publike dhe Çështjeve të Jashtme, e cila theksoi se: “Digjitalizimi i bujqësisë nuk është më një luks për vendet e zhvilluara, por një domosdoshmëri për të garantuar një sektor bujqësor efikas e të qëndrueshëm edhe në Shqipëri. Përmes teknologjive inovative si IoT, Vodafone Business mbështet transformimin e këtij sektori jetik.”

Vodafone Business, partner kryesor i Panairit “Ditët e

Prej më shumë se një dekade, Vodafone Group Business është lider global në zgjidhjet IoT, i vlerësuar dhe certifikuar nga Gartner Magic Quadrant™, duke u shërbyer mbi 2,000 agrobizneseve dhe sipërmarrjeve të mëdha në 12 vende të botës, nga Europa deri në Afrikë.

Në Shqipëri, Vodafone Business ofron një gamë të gjerë shërbimesh inovative si Vodafone SmartAgro, IoT Connectivity dhe Smart Fleet, që mundësojnë monitorimin në kohë reale të kushteve atmosferike, automatizimin e proceseve bujqësore, analizimin e të dhënave, rritjen e efikasitetit dhe reduktimin e kostove operacionale.

Vodafone Business, partner kryesor i Panairit “Ditët e

Vodafone Albania është partneri kryesor dhe më i besueshëm në avancimin e axhendës së dixhitalizimit në Shqipëri. Nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë midis palëve, ndërtojmë së bashku një sistem bujqësor më efikas, të qëndrueshëm e të orientuar drejt së ardhmes. Sepse së bashku mundemi ta bëjmë bujqësinë shqiptare të fortë dhe konkurruese!/dritare.net