Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Çfarë fshihet brenda tunelit antibërthamor nën Kalanë e Beratit!

Çfarë fshihet brenda tunelit antibërthamor nën Kalanë

Një vendstrehim sekret fshihet nën Kalanë e Beratit. Tuneli antibërthamor i ndërtuar nga Enver Hoxha. DritareTV hyri brenda dhe tregoi se si duket ky tunel me disa nëntunele dhe dhjetëra dhoma të fortifikuara. Ky tunel do të shërbente si spital në rast të ndonjë luftë në Shqipëri.

Çfarë fshihet brenda tunelit antibërthamor nën Kalanë

Ndryshe nga tunelet e tjera që janë ndërtuar nëntokë, ky i Beratit është ndërtuar në shkëmb, nën kala. Guida e DritareTV, Fatjon Kora shpjegon për gazetaren Marina Kërçeli, çdo nëntunel të tunelit antibërthamor, dhoma gjigante dhe historinë e kësaj pasurie të Shqipërisë.

“Ky tunel është i ndërtuar në shkëmb, nën Kalanë e Beratit. Besoj se janë dashur 15 vjet punë për ta ndërtuar këtë vendstrehim, që sot është kthyer në një hiçgjë.

Çfarë fshihet brenda tunelit antibërthamor nën Kalanë

Unë e zbulova këtë tunel para disa vitesh. Në fillim kur futesha në tunel kisha kuriozitetet të madh, pak frikë dhe tani e shijoj shumë sa herë vij, sepse shoh çfarë ka vendi ynë.

Çfarë fshihet brenda tunelit antibërthamor nën Kalanë

Ky është tunel antibërthamor e tregon dhe fakti që ka shumë porta të fortifikuara. Në rast lufte, ky tunel do të kthehej në spital.

Çfarë fshihet brenda tunelit antibërthamor nën Kalanë

Brenda këtij tuneli janë dhe tri tunele të tjera. Çdonjëri prej tyre është ndryshe nga tjetri, me hyrjen dhe strukturën. Por të tria tunelet lidhen mes tyre me anë të një korridori të përbashkët.

Çfarë fshihet brenda tunelit antibërthamor nën Kalanë

Nuk ka pasur armatime tuneli, por materiale që i shërbenin ushtrisë. Sipas të dhënave, ka qenë tunel me 5 yje, aq i madh sepse dhomat janë shumë të mëdha, 8 me 3 metra. Tuneli i Gjirokastrës është i vogël, është i gjatë, po dhomat janë të vogla, korridoret e ngushta. Brenda tunelet ka galeri, është një depozitë gjigante me ujë që do furnizonte qytetin, në rast lufte. Nuk ka ventilim tuneli, por ajri është i pastër.”, tregon zoti Kora në DritareTV.

Çfarë fshihet brenda tunelit antibërthamor nën Kalanë

Tuneli e pësoi nga 1997-ta si shumë pasuri të tjera të Shqipërisë. U vodhën materialet e ndërtimit, hekurat, telat e energjisë, të ventilimit dhe të tjera. Fatjon Kora i bën thirrje shtetit që të bëjë një investim në këtë tunel, që të kthehet në atraksion turistik, sepse është gjynah të shkojë dëm gjithë ky investim i bërë në një nga vendet më të vizituara në Shqipëri.

“Tuneli filloi të shkatërrohet në 1997-ën, sepse njerëzit tentuan të marrin materiale për t’i shitur. Por nuk duhet të lihet në këtë gjendje të degraduar. Pasi nuk u mbajt më nga ushtria, tuneli u përdor si magazinë, si vendstrehim për të pastrehët, si punishte arkivolesh. Tani përdoret nga bashkia për të vendosur zbukurimet e Vitit të Ri.

Çfarë fshihet brenda tunelit antibërthamor nën Kalanë

Por mund të shkojë kështu dëm gjithë ky investim. Nëse qeveria investon pak për ta rregulluar dhe ky vend kthehet në atraksion turistik, atëherë tuneli mirëmbahet vetë, nga fitimet që do nxjerrë. Nëse pasuria që kemi lart, pra Kalaja e Beratit, lidhet me tunelin, ky vend do tërheqë shumë turistë”, thotë guida e DritareTV./K.C/ dritare.net

Çfarë fshihet brenda tunelit antibërthamor nën Kalanë