Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tha se anuloi takimin me Ramën/ Djali i Trump dhe Grenell përgënjeshtrojnë PD-në

Tha se anuloi takimin me Ramën/ Djali i Trump dhe Grenell

Djali i Donald Trump Junior ka përgënjeshtruar Partinë Demokratike. Postimin në rrjete sociale të Richard Grenell, ku ai i drejtohet Alfred Lelës për të hequr lajmin e cilësuar si të rremë, e ka ripostuar edhe vetë djali i presidentit Trump. Trump Junior ka përgënjeshtruar Partinë Demokratike. Postimin në rrjete sociale të Richard Grenell, ku ai i drejtohet Alfred Lelës për të hequr lajmin e cilësuar si të rremë, e ka ripostuar edhe vetë djali i presidentit Trump.

Ja çfarë thuhet në postim:

"I dashur Alfred Lela. E kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje nga anash, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet", thuhet në postim. /K.C/dritare.net