
Tri shtete në blockout. Çfarë ndodhi sot në Spanjë, Portugali dhe Francë!
Dritare.net
Një ndërprerje masive e energjisë goditi të gjithë territorin e Spanjës, Portugalisë dhe pjesë të Francës jugore rreth orës 12:30 të mesditës së sotme. Arsyet për ndërprerjen më të madhe të energjisë në historinë e kohëve të fundit të Spanjës, nuk janë ende të qarta, tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në një fjalim drejtuar kombit. “Ne nuk mund të përjashtojmë asnjë hipotezë”, tha ai, para se t’i kërkonte popullatës të qëndrojë e qetë dhe të ndjekë udhëzimet: “Orët e ardhshme do të jenë kritike”.
Shkaku i menjëhershëm i asaj që ndodhi mendohet të jetë një lëkundje e fortë në shpërndarjen e energjisë në rrjet, por ende nuk është e qartë se çfarë mund ta ketë shkaktuar atë. Sipas operatorit portugez të rrjetit Ren, cituar nga Reuters, arsyeja lidhet me një fenomen të rrallë atmosferik: për shkak të ndryshimeve ekstreme të temperaturës në brendësi të Spanjës, luhatjet anormale ndodhën në linjat e tensionit shumë të lartë, një fenomen i njohur si "dridhje atmosferike e induktuar".
Për momentin, burime zyrtare nga Spanja, Portugalia dhe Bashkimi Evropian shpjegojnë se nuk ka indikacione që tregojnë për një sulm hakerësh: "Nuk ka asnjë tregues se ndërprerja e energjisë elektrike është provokuar", tha nënkryetarja spanjolle e Komisionit Evropian Teresa Ribera./K.C/dritare.net

















