Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Plas sherri mes Limit dhe Albës, shkak një vajzë

Plas sherri mes Limit dhe Albës, shkak një vajzë

Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, tensionet janë rritur mes çiftit Alba dhe Limi, ku një situatë me Keisin është bërë shkak për një debat të ashpër mes tyre. Ngjarja ndodhi teksa Keisi ishte në shtrat duke biseduar me Limin dhe e ftoi edhe Albën të bashkohej. Kjo ftesë nuk u prit mirë nga Alba, e cila reagoi menjëherë dhe ngriti zërin ndaj partnerit të saj.

Alba, e irrituar nga pranisë së Keisit në hapësirën që ajo e konsideron private, u shpreh:

“A ka mundësi t’i ndash muhabetet si burrat? Nuk mund të vijë dikush tjetër te dysheku ynë e të japë komandën.”

Nga ana tjetër, Limi mbrojti veten duke i kërkuar Albës të mos vendoste kufizime mbi sjelljen e tij:
“Jo kushte mua, nuk mund të më vendosësh. Nëse ti i ke bezdi këto gjëra, unë nuk i kam. Mua mos ma ngri zërin.”/K.C/dritare.net