Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Të prita mbrëmë te krevati dhe nuk erdhe. Çfarë ndodhi mes Elinarës dhe Erandit!

Të prita mbrëmë te krevati dhe nuk erdhe. Çfarë

Një nga miqësitë më të veçanta që ka marrë formë brenda “Ferma VIP” është ajo mes Elinarës dhe Erand Sojlit. Dyshja kalon shumë kohë së bashku, duke ndarë biseda që variojnë nga temat serioze te batutat spontane që gjallërojnë atmosferën në fermë.

Edhe mëngjesin e sotëm ata nisën ditën bashkë, duke shijuar kafen e parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Me një shaka tipike, Erandi i tha Elinarës:
“Të prita mbrëmë te krevati dhe nuk erdhe. Unë jam dielli vetë, nuk ma merr ti mua diellin.”

Pavarësisht kësaj dinamike të ngrohtë, jashtë fermës, vajza e Elinarës, Sophie, e bëri të qartë në emisionin “Ferma Club” të shtunën se nuk beson në një lidhje romantike mes nënës së saj dhe Erandit, duke theksuar se mes tyre ka vetëm miqësi.

Megjithatë, afrimiteti mes Elinarës dhe Erandit mbetet një nga lidhjet më simpatike dhe të përfolura të sezonit./K.C/dritare.net