Na ndiqni edhe në

Shqip

Marrëdhënia ime me Ramën, Metën dhe Berishën! Flet Ermal Dredha

Marrëdhënia ime me Ramën, Metën dhe Berishën! Flet


Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për kohën kur ishte Drejtor i Protokollit Shtetëror dhe marrëdhënien me Ramën, Berishën, Metën e Bashën.

“Kur isha drejtor i Protokollit Shtetëror kisha marrëdhënie me kryeministrin, ambasadorët, me kryetarët e partive. Më ka relaksuar sado që ka pasur impenjim maksimal dhe një nga eksperiencat më të bukura në administratën shtetërore. Unë kam pasur shansin ta filloj punën me Ilir Meën, kam punuar me Lulzim Bashën, patjetër me Berishën, kryeministrin Rama. Për mua Rama është nga figurat më emblematike që ka prodhuar politika të paktën pas viteve 1990. Kam kaluar mirë me të gjithë. Kjo për faktin se unë kam ruajtur edhe balancat.", tha Dredha në DritareTV./K.C/dritare.net