
Horoskopi i Shigjetarit për muajin prill 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Ky do jetë një muaj veçanërisht pozitiv për jetën tuaj sentimentale dhe atë profesionale. Në përgjithësi buzëqeshja do jetë ajo që do mbizotërojë. Nëse keni një lidhje do afroheni edhe më shumë me partnerin dhe do e keni më të lehtë të flisni edhe për tema delikate. Javën e dytë mund të merrni edhe vendime të rëndësishme dhe do kaloni momente romantike. Ju beqarët do i keni të gjitha mundësitë këtë muaj për të takuar personat e duhur. Shëndeti do ketë herë pas here shqetësime që nuk duhen neglizhuar aspak. Në planin financiar mundohuni të jeni sa më të arsyeshëm që të mundeni sepse po filluan problemet e ardhmja ka për të qenë e vështirë. Merkuri dhe Saturni do e favorizojnë tej mase punën. Do jeni plot gjallëri, maturi dhe do keni metoda fantastike për të arritur atje ku dëshironi. Nëse jeni i vetëpunësuar do shkëlqeni edhe më shumë. /dritare.net

















