
4 ushtarë amerikanë humbën jetën në Lituani. Rama: Shqipëria qëndron pranë SHBA-së
E Hënë 31 Mars 2025, 20:08
Dritare.net
Ditën e sotme ekipet e shpëtimit në Lituani kanë gjetur trupat e pajetë të katër ushtarëve amerikanë, të cilët u zhdukën gjatë stërvitjeve ushtarake. Automjeti i ushtarëve u gjet i zhytur në një moçal në terrenin e stërvitjeve ushtarake, Pabrade, më 25 mars.
Për këtë lajm ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social X:
“Lajme tragjike nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjeve të fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që përballen ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron pranë Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm.”, shkruan Rama./K.C/dritare.net

















