Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Blendi Gonxhja: 1.3 mln frekuentues të artit në 2024-ën

Blendi Gonxhja: 1.3 mln frekuentues të artit në 2024-ën

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja në fjalën e tij gjatë eventit të hapjes së “HangArt” hapësira e re kulturore që bashkon skenën e pavarur, institucionet kulturore dhe partnerët e tyre, u shpreh se gjatë vitit 2024, skena e pavarur artistike, institucionet e artit dhe kulturës dhe javët ndërkombëtare të kulturës gjeneruan falë buxhetit të thirrjeve 2300 aktivitete me 450 mijë spektatorë.

Sipas ministrit Gonxhja bashkë me 850 mijë vizitorë të tjerë të siteve, muzeve e kalave, e kanë cuar numrin e frekuentuesve në 1.3 mln brenda një viti.

“Ne u angazhuam gjatë vitit 2024 të rishikonim skemën e financimit të thirrjeve për artin e kulturën përmes një dialogu edhe më të strukturuar me skenën e pavarur artistike, duke realizuar një sërë dëgjesash të quajtur zërat e kulturës, në trajtën e takimeve të hapura dhe me mbi 150 ekspertë, organizata, përfaqësues të fushave e disiplinave të ndryshme etj”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja tha se në vitin 2025, buxheti për mbështetjen e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore u rrit me 45 % më shumë se në 2024, duke reflektuar në rritjen e buxheteve dhe të institucioneve kulturore dhe skenën e pavarur artistike, ngjarje kulturore etj.

Duke u ndalur tek skema e re e thirrjeve për 2025, Gonxhja tha se janë 66 aplikantë, 3 mln euro është fondi për projektet , 2.5 herë më i lartë se 2024, janë mbi 1600 të punësuar. Nga aplikantët, 52 prej tyre janë të rinj që nuk kanë aplikuar më parë duke treguar sipas tij se grantet nuk janë monopol.

Në aktivitet u prezantua dhe nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë, programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë si mbështetje për skenën e pavarur artistike./dritare.net