
Samir Mane në listën e njerëzve më të pasur të Forbes
E Martë 1 Prill 2025, 22:10
Dritare.net
Sipërmarrësi Samir Mane është shqiptari i parë që futet në listën e miliarderëve të revistës prestigjioze Forbes.
Ditën e sotme Forbes ka vendosur në faqen e saj profilin e pronarit të Balfin Group, Samir Mane, i cili renditet miliarderi i 2356-të në të gjithë botën.
Në total në listën e miliardëve janë 3028 personalitete nga i gjithë globi.
Sipas Forbes, Samir Mane ka një kapital me rreth 1.4 miliardë dollarë./K.C/dritare.net

















