
Trajneri Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg në Spanjë. Ja pse!
Dritare.net
Trajneri legjendar italian, Carlo Ancelotti, është dënuar me një vit burg nga drejtësia spanjolle për evazion fiskal. Dënimi lidhet me të ardhurat e padeklaruara gjatë periudhës kur ai drejtonte klubin spanjoll Real Madrid, konkretisht në sezonin 2013–2014.
Sipas autoriteteve spanjolle, Ancelotti nuk kishte deklaruar të ardhurat nga të drejtat e imazhit të tij, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm për thesarin publik. Megjithatë, duke qenë se dënimi është më i ulët se dy vjet dhe Ancelotti nuk ka precedentë penalë, ai nuk pritet të shkojë në burg, por mund ta shmangë dënimin me kusht.
Ky vendim vjen në një kohë kur Ancelotti është i angazhuar si trajner i Real Madridit, duke udhëhequr klubin drejt sukseseve të njëpasnjëshme, përfshirë edhe triumfin e fundit në Ligën e Kampionëve. Gjithsesi, çështja ligjore ka hedhur një hije mbi reputacionin e tij, duke rikthyer në vëmendje rastet e mëparshme të evazionit fiskal të emrave të njohur në botën e futbollit në Spanjë./K.C/dritare.net

















