
G-Bani: Isha i dashuruar kokë e këmbë me Danjën, i dashuri i saj ka kontaktuar...
E Martë 1 Prill 2025, 10:10
Dritare.net
Artisti i njohur G-Bani, po ashtu dhe ish-banor i “Big Brother VIP 4” ka folur më shumë për eksperiencën e tij brenda shtëpisë.
I pyetur se për kë e merr malli, ai është shprehur se e merr malli për Danjën.
“Isha i dashuruar kokë e këmbë me të. Tani nuk jam më. Reflektoj dhe shikoj shumë shpejt se çfarë po ndodh. Jam i dashuruar me të qenit në dashuri. Më inspironte, ishte muza ime, e ushqeja unë këtë gjë. Dola nga dashuria shumë shpejt.”
Ke pasur komunikim me Redin, të dashurin e Danjës?
“Nuk kam pasur komunikim. Ai ka kontaktuar familjarë e mi dhe ka kërkuar që të mbarojë kjo gjë. Ka qenë komunikim njerëzor, korrekt. Të ishte ndryshe, do ishte marrë vesh./ E.P-dritare.net

















