
Horoskopi i Akrepit për muajin prill 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Ky muaj do ju pëlqejë shumë pasi do jetë i mbushur me dashuri, aventura dhe kreativitet. Do jeni të frymëzuar dhe gati për të ndërmarrë edhe aventura të këndshme. Ju të dashuruarit duhet ta shfrytëzoni në maksimum javën e parë, pasi pas datës 7 mund të fillojnë grindjet e mosmarrëveshjet. Nëse jeni beqarë do realizoni disa takime në ambiente që as nuk i kishit imagjinuar dhe shumë gjëra për ju do ndryshojnë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por mundohuni të mos qëndroni në ambiente të mbyllura e pa ajër. Financat mbajini sa më nën kontroll sepse në të kundërt situata mund të përkeqësohet ndjeshëm. Në punë, deri në datën 10, çdo gjë do ecë perfekt dhe do lumturoheni. Më pas situata do ju vështirësohet disi dhe do ju duhet patjetër të bashkëpunoni me disa kolegë. /dritare.net

















