Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Luanit për muajin prill 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Luanit për muajin prill 2025 nga Christine Haas

Këtë muaj do kaloni momente të bukura dhe do merrni surpriza të njëpasnjëshme. Nëse jeni në një lidhje do dini si ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit dhe komunikimi nuk do shkëputet për asnjë moment. Ju beqarët nuk duhet të jeni të palogjikshëm dhe tekanjozë sepse keni për të humbur persona me shumë vlera. Koha ikën shpejt dhe nuk kthehet më pas. Gjendja shëndetësore nuk do jetë aq e mirë sa mendonit. Mund të keni shqetësime në disa pjesë intime dhe duhet të merrni shpejt masa. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes me tendencën megalomane për të shpenzuar sepse gjendja do përkeqësohet sa hap e mbyll sytë. Në punë mundohuni të jeni sa më diskrete dhe të mos ia thoni askujt projektet apo zgjidhjet që keni në mendje. /dritare.net