Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Gaforres për muajin prill 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Gaforres për muajin prill 2025 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji do ju duket shpesh sikur nuk jeni në rrugën e duhur e sikur keni gabuar. Mundohuni të tregoheni më të qetë për gjithçka dhe të mos nxitoheni. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi të ndiheni jashtëzakonisht mirë dhe më të dashuruar se asnjëherë. Ndjenjat do i shprehni pafundësisht dhe me mënyra nga më të veçantat. Ju beqarët duhet t'i bëni sytë katër kur të shkoni nëpër festa sepse atje keni për të njohur personat e përshtatshëm. Shëndeti për fat të mirë nuk do ketë shqetësime serioze, përveç ndonjë dhimbje koke, barku apo shpine, por pa pasoja. Buxheti në shumë momente do jetë i trazuar. Nuk duhet të shpenzoni asnjëherë pa bërë llogari sepse papritur mund të gjendeni me xhepat bosh. Në punë do jeni më të pavarur dhe do arrini të realizoni një projekt shumë interesant që do iu hapë shumë dyer. /dritare.net