
Horoskopi i Virgjëreshës për muajin prill 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Këtë muaj duhet t'i merrni gjërat si t'iu vijnë dhe të argëtoheni sa më shumë që të mundeni. Nga ana tjetër do njiheni me persona të rinj të cilët do kenë ndikim të madh tek e ardhmja. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të lire dhe më të pavarur se asnjëherë më parë. Nga java e dytë mund të filloni edhe një projekt të përbashkët me partnerin dhe do keni më tepër besim tek ai. Ju beqarët mund të realizoni takime në rrethin profesional, të cilat mund t'ua ndryshojnë edhe jetën sentimentale. Shëndeti do jetë i shkëlqyer dhe do keni energji të pashterueshme. Kujdes duhet të bëni vetëm me sytë duke shmangur qëndrimin gjatë para ekraneve. Financat do kërkojnë pak më tepër vëmendje që të mos bëhen problematike. Në punë, deri në datën 10, do i keni të gjitha mundësitë për të përmbyllur disa projekte gjigande. Në tërësi do jete muaj i begatë. /dritare.net

















