
Horoskopi i Dashit për muajin prill 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Nëse doni që ky muaj t'iu ecë sa më mirë duhet të keni më tepër besim tek vetja. Në jetë shumë gjëra mund të duken të pamundura, por nëse nuk tentoni nuk mund ta dish kurrë në mund t'ia dalësh apo jo. Nëse keni një lidhje jeta juaj në shumë momente do lërë për të dashuruar pasi të dy palët do doni që gjithçka t'iu ecë siç doni. Toleroni më tepër dhe keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat. Ju beqarët do e merrni çdo gjë shtruar dhe nuk do kërkoni me ngulm një lidhje. Gjithsesi rreth mesit të muajit mund të merrni propozime të jashtëzakonshme. Shëndeti nuk do jetë problematik aspak dhe do keni mjaft energji. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, megjithatë ato do jenë të kënaqshme për të përmbyllur nevojat. Në punë do jeni realistë dhe do i merrni gjërat shumë shtruar. Do ecin përpara me planet. /dritare.net

















