
Ja pse Rama do që Vlora Hyseni të vendoset në krye të SHISH! Flet Roland Qafoku
Dritare.net
Për të folur më tepër për kreun e ri të SHISH të propozuar nga kryeministri Rama, gazetari Roland Qafoku u shpreh se znj. Vlora Hyseni është zyrtare që përcjell besueshmëri sa i takon sigurisë për qeverinë Rama.
“Është një moment i rëndësishëm në SHISH propozimi për herë të parë i një gruaje, pasi kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë. Por edhe për faktin se nuk ka ndodhur që kreu i Shërbimeve Sekrete të një vendi, të bëhet kreu i Shërbimit Sekret të një vendi tjetër. Por kjo çështje shkon më tej në, pasi kryeministri Kurti e ka shkarkuar nga kjo detyrë znj. Hyseni dhe ajo që bën çudi është motivi i sqarimit. Zoti Rama e përdori këtë moment, pasi deri më tani znj.Hyseni ka qenë pjesë e këshillit për sigurinë pranë kryeministrit Rama.
Duke vënë në krye të Shërbimit Sekret një person të besueshëm kryeministri Rama forcon pozitat e vetes edhe me SHBA, pas çështjes McGonigal, që ishte më tëpër një çështje spiunazhi. Derisa znj Hyseni është e besueshme te SHBA atëher është një person që vlen dhe për qeverinë Rama.
Ky propozim është parë me një lloj ngazëllimi që një zyrtare e lartë e Kosovës të jap kontributin e saj në Shqipëri, pikërisht në SHISH me integritetin dhe besueshmërinë që ka. Por, në mes kemi të bëjmë me një kryespiune dhe diskutimi mbetet për marrëdhënien Rama-Kurti pas kësaj.”,u shpreh Qafoku./m.T/dritare.net

















